Commons:Wiki Loves Earth in Albania & Kosovo 2023/Pyetje të shpeshta
Pyetje e përgjigjeSa fotografi mund të ngarkoj?Ju mund të ngarkoni sa fotografi të doni. Ato duhet të kenë cilësi të mirë për të rritur mundësitë për të fituar. A mund të përdor programe si Photoshop-i për të retushuar fotografitë përpara se t'i ngarkoj?Po, sigurisht. Fotografitë mund të retushohen duke përdorur çfarëdolloj programi. Kini parasysh se retushimi apo përpunimi i fotografive duhet të jetë sa më natyral, pasi kjo është një garë fotografie, jo garë për përpunimin e fotografive me kompjuter. Çfarë përmasash duhet të kenë imazhet?Imazhet duhen të jenë sa më të mëdha. Ne vlerësojmë imazhet me rezolucion të lartë për qëllime të ndryshme. Imazhet nën 2 megapiksel nuk do të përfshihen në garë pasi u mungon mundësia për t'u përdoror në madhësi të mëdha, veçanërisht në printim. A mund ta redaktoj vetë Wikipedia-n për të shtuar fotografinë time në një artikull që nuk është i ilustruar?Po, kjo do të ishte diçka shumë e mirë! Pasi fotografia e juaj të jetë ngarkuar në Wikimedia Commons, ajo mund të përdoret lehtësisht në Wikipedia. Nuk jam fotograf profesionist. A mund të konkurroj?Po, ju lutemi! Gara është e hapur për të gjithë dhe të gjitha fotografitë, fituese ose jo, i shërbejnë komunitetit. Zonat janë shumë të mëdha. Si të fokusohem në atë që duhet të fotografoj?Fotografitë më të dobishme janë ato me pamje të gjera dhe përfaqësuese të biotopeve. Ju gjithashtu mund të paraqisni fotografi të llojeve përfaqësuese ose të rralla (kafshë, bimë, etj.) të marra në zonat e mbrojtura por këto fotografi duhet të identifikohen siç duhet. Nëse dërgoni fotografi të tilla, duhet t'i përshkruani hollësisht që të dimë se ajo fotografi është bërë në një rezervat natyror (dhe jo në ballkonin e dikujt). Aparati ime nuk i përfshin koordinatat automatikisht. Si mund të veproj?Megjithëse ne si komunitet do të donim të kishim vendndodhjen e saktë të përfshirë në fotografi, ne e kuptojmë se kjo nuk është gjithmonë e mundur. Në këtë rast, duhet të shtoni koordinatat e pjesës ose zonës së mbrojtur vetë (që zakonisht është përkojnë me qendrën e saj). Nëse dua të konkurroj ndërkombëtarisht, sa nga fotot e mia mund të fitojnë në nivel ndërkombëtar?Në 20-shen më të mirë në nivel ndërkombëtar do të përzgjidhen jo më shumë se dy fotografi nga i njëjti autor. Meqë qëllimi është të diversifikohen imazhet fituese dhe të shfaqen sa më shumë monumente natyrore nga rajone dhe autorë të ndryshëm, këtë vit është vendosur ky kufi. Për më shumë informacion rreth fushatës ndërkombëtare shihni këtu. |