Commons:Fotoja e vitit/2016/Rregullat

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of a page Commons:Picture of the Year/2016/Rules and the translation is 100% complete. Changes to the translation template, respectively the source language can be submitted through Commons:Picture of the Year/2016/Rules and have to be approved by a translation administrator.

Fotoja e Vitit 2016
end
POTY 2016 : IntroductionRulesDiscussionTranslationsCommitteeHelpR1 Candidates / GalleryR2 GalleryResults

Rregullat zyrtare

Votimi

Xhirot

  • Do të ketë dy raunde në POTY 2016.
    • Raundi 1 do të përfshijë të gjitha fotot e zgjedhura si të përkyrera në vitin 2016.
    • Raundi 2 do të përfshijë 30 () fotot më të votuara nga Raundi 1.
  • Fotoja më e votuar do të deklarohet si Fotoja e Vitit. Dy fotot e tjera më të votuara do të ndajnë vendin e dytë dhe të tretë.

Datat

Raundi 1 i POTY 2016

nga 16 mars 2017, 15:00
deri më 30 mars 2017, 23:59:59

Raundi 2 i POTY 2016

nga 7 prill 2017, 15:00
deri më 20 prill 2017, 23:59:59

Periudhat e testimit beta

  • Do të ketë disa ditë të periudhës së testimit beta, kështuqë mund të kontrollojmë nëse skripti i votimit po punon me sukses.
  • Votat në periudhën e testimit — disa ditë përpara datës zyrtare të hapjes së votimit — janë gjithashtu të vlefshme. Komiteti do t'i numërojë ato bashkë me votat në periudhën e mëvonshme.
  • Nëse gjeni ndonjë problem në mjetin e votimit, ju lutemi raportojeni te MediaWiki talk:Gadget-EnhancedPOTY.js; çështjet e tjera raportojini te Commons talk:Picture of the Year/2016.

E drejta e votimit

  1. Përdoruesit duhet të kenë një llogari, në çfarëdo lloj projekti të Wikimedias, e cila ështe e regjistruar përpara datës Sun, 01 Jan 2017 00:00:00 +0000 [UTC].
  2. Llogaria e përdoruesit duhet të ketë të paktën 75 redaktime në një projekt çfarëdo të Wikimedias përpara datës Sun, 01 Jan 2017 00:00:00 +0000[UTC]. Ju lutemi kontrolloni nëse keni të drejtë të votoni në veglën e kontrollit të së drejtës së votimit.
  3. Përdoruesit duhet të votojnë me një llogari që i plotëson kushtet e mësipërme ose në Commons ose në një projekt tjetër të Wikimedias. (për projektet e tjera të Wikimedias, llogaria duhet të jetë e lidhur me llogarinë në Commons nëpërmjet SUL).
Shënime
  • Edhe nëse një përdorues ka shumë llogari të vlefshme, çdo përdorues mund të votojë vetëm nga një llogari.
  • Votat nga adresat IP do të konsiderohen të pavlefshme.
  • Votat nga përdorues/llogari që s'kanë të drejtë të votojnë, votat e shumta/dyfishta që janë në kundërshtim me rregullat do të konisderohen të pavlefshme.
  • Për shkak të volumit të madh të votave, e kemi të pamundur të pranojmë votues që nuk plotësojnë kushtet e mësipërme.
  • Mund t'ju kontaktojmë në faqen tuaj të diskutimit deri në 1 vit pasi keni votuar për t'ju njoftuar për rezultatet e garës dhe t'ju ftojmë të merrni pjesë në garën e vitit tjetër. Mund të ndaloni marrjen e njotimeve në çdo kohë.

Rregullat e votimit

Në raundin 1 - shumë vota - përdoruesit që kanë të drejtë të votojnë, mund të votojnë për sa kandidatë të duan (një votë për foto).

Në raundin final 2 - tri vota - përdoruesit mund të votojnë për vetëm 3 finalistë. Secila nga këto 3 vota janë të barabarta dhe një kandidat mund të votohet vetëm një herë. Shënim: nëse dikush voton më shumë se tri herë, vetëm tri votat e fundit do të merren në konsideratë.

Fotot

Kategoritë

Galleries by content
Arthropods Arthropods (98)Other birds Other birds (78)Mammals Mammals (28)Other animals Other animals (16)
Plants and fungi Plants and fungi (61)People and human activities People and human activities (124)Paintings Paintings (84)Settlements Settlements (35)
Castles and fortifications Castles and fortifications (51)Religious buildings Religious buildings (65)Constructions and buildings Constructions and buildings (119)Artificially illuminated outdoor spaces Artificially illuminated outdoor spaces (15)
Infrastructure Infrastructure (21)Interiors and details Interiors and details (50)Interiors of religious buildings Interiors of religious buildings (69)Frescos, ceilings and stained glass Frescos, ceilings and stained glass (71)
Panoramic views Panoramic views (60)Nature views Nature views (178)Water Water (46)Astronomy, satellite and outer space Astronomy, satellite and outer space (14)
Maps, diagrams and illustrations Maps, diagrams and illustrations (12)Vehicles and crafts Vehicles and crafts (45)Sculptures and reliefs Sculptures and reliefs (29)Objects, shells and miscellaneous Objects, shells and miscellaneous (92)
Videos and animations Videos and animations (10)
Help · About these icons…

E drejta e votimit

Raundi 1
  • Të gjitha fotot e përkyera nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2016.
Finalja
  • 30 fotot më të votuara nga Raundi 1, nga çfarëdo lloj kategorie do të shkojnë në raundin final — kategoritë s'kanë rëndësi kur vjen puna për të numëruar votat.
  • Nëse dy fotot e para në një kategori nuk janë në 30 fotot më të votuara, ato do të shkojnë në finale për të garantuar një finale me shumëllojshmëri fotosh.

Një kandidat nuk duhet të skualifikohet ose të zëvendësohet pa diskutim të kujdesshëm për sa kohë nuk është grisur. (një kërkesë për grisje në vetvete nuk është një arsye e mjaftueshme për të skualifikuar një foto.)

Çmimet POTY