User:Geni Ademi

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

GENI

rock musician

Shkëlzen Ademi(Geni) ka lindur në Prishtinë me 20/07/1978.E vijoj shkollën fillore Ismajl Qemajli në Prishtinë dhe shkollēn e mesme teknike 28 Nëntori dega PTT në Prishtinë.Si fëmijë Geni duke shikuar në atë kohë RTP-në(Radio Televionin e Prishtinës)sidomos gjatë vikendeve kur RTP transmetonte muzikë rok,ishte magjepsur nga rok bendet si Gjurmët,Minatori etj. [[File:Messenger creation 42EDC9D1-F8B8-4E52-B13D-73E538D45915.jpg|thumb|GENI]

      VITET E 90'

Fillim vitet e 90'ishin me tension ngase filluan pakënaqësitë e popullit shqiptar të Kosovës për shkak të heqjes së autonomis,dhe filluan demostratat ku kishte pasoja të mëdha për popullin e Kosovës,largimi nga puna për shkak se nuk pranonin të punonin në atë sistem pushtues.

Edhe pse kohë e vështirë po mbretëronte,të rinjtë e asaj kohe gjenin mënyra të ndryshme për argëtim.

       Koha e MTV-së

Plasimi i kanalit të MTV-së dhe dëgjimi i rok bendeve në atë kohë si Guns N'Roses,Bon Jovi,Metallica etj ndikuan në njëfarë mënyre tek të rinjtë për të mirë.Filloi dhe krijimi i rok bendeve të reja si Troja,Purgatori,pastaj pak më vonë dhe Trauma,End,dhe Metallnativa ku bashkë-themelues ishte Geni(emërtoi emrin e bendit). https://photos.app.goo.gl/1o7j2uW7ZymqSxPXA

      Metallnativa

Rok bendi Metallnativa u formua në prill të vitit 1994. Themeluesit e bendit ishin: Labinot Reçica-këngëtar Lulëzim Berisha-kitarë Valon Ballata-kitarë Valon Grashtica-kitarë Shkëlzen Ademi-bas kitarë.

https://photos.app.goo.gl/8WHmzYwZqY6e8oaKA

Të gjithë anëtarët e bendit ishin fqinjë të lagjës Bregu i Diellit dhe shokë të mirë. Ushtrimet i bënin në përdhes të ndërtesës ku jetonin.Ishte vend i vogël por zinte shumë njerëz,sidomos gjatë ushtrimeve të rinjtē e lagjës i shoqëronin dhe kënaqëshin me bendin e tyre. Geni si bas kitarist këndonte dhe këngë të bendeve U2,Bon Jovi,Metallica,Guns N'Roses,Ugly Kid Joe etj.

https://photos.app.goo.gl/gdKs2Ce9bFkQVAFVA

Bendi Metallnativa gjatë asaj kohe i krijoi 2 këngë shumē të mira.Kënga e parë e bendit ishte Maskat ku autor I tekstit ishte i ndjeri Musa R.Mehmeti.Kënga e dytë ishte Ty unë kur të takoj ,autor i tekstit ishte Geni ndërsa melodin e krijuan së bashku Geni dhe Labi.

  Koha e luftës dhe paslufta

Viti 1997 ishte vit i kobshëm për popullin e Kosovës dhe primare në atë kohë ishte shpëtimi dhe mbijetesa.

Pas luftës thuajse çdo gjë ndryshoi për të mirë. Filloi dhe një etap e re për bendin dhe ndryshimi i emrit dhe roleve në bend. Për emrin e bendit u kujdes Geni edhe kësaj here,dhe ja vuri emrin Epoka 94 që kishte për qëllim të mos harrohej koha dhe viti kur e formuan bendin. Valon Ballata kitaristi I bendit vazhdoi jetën e tij në Amerikë dhe nuk u aktivizua më në bend.Gjithashtu kitaristi tjetër Lulëzim Berisha që ishte bashkë-pronar në një biznes ai vazhdoi të kontriboj në biznesin e tij dhe nuk u aktivizua më në bend. Mbetën vetëm Labi,Geni dhe Gargi,ku Geni nga bas kitara doli në kitare,Labi gjithashtu këndonte dhe i binte kitarës ndërsa Gargi mbeti i njëjti.

   Epoka 94 dhe albumi

Epoka 94 deri në vitin 2016,nuk ushtronin ngase të gjithë anëtarët e bendit ishin të angazhuar me punë dhe nuk gjenin kohë të ushtronin. Kohë pas kohe këndonin në ndeja private me shoqëri sidomos kur kishte festa.

Krijimi i këngëve të reja

Geni ishte ideator për inqizimin e këngëve që do të mbeteshin një kujtim i mirë. Gjatë bisedës që kishte me këngëtarin e bendit Labin,u dakorduan të krijonin këngë të reja dhe ta bënin një album.

  Riformatimi i bendit

Këngët e para që i nqizuan ishin Maskat dhe Ty unë kur të takoj.Të dyja këngët u inqizuan në studion e Amol Tv-së. Gjatë një ndeje ku ishte nē shoqëri me bendin miku Bujar Jashari,duke biseduar për albumin që do ta bëjmë,Bujari insistoj ta bëjmë një këngë të mirë për jetën.Detyra për këtë këngë ju dha Genit i cili kishte prirje për krijim të këngëve.Nuk shkoi larg dhe kënga u krijua për një kohē të shkurt dhe titulli i këngës ishte Dua jetën ta jetoj. Edhe kjo këngë u inqizua në studion Amol Tv dhe ishte këngë ritmike dhe shumë e mirë.

https://photos.app.goo.gl/YjTmBNXeQFCjqwf58

Pas këtyre këngëve bendit i duheshin dhe dy anëtar tjerë. Filloi kërkimi i tyre dhe rastësisht me njërin prej tyre u takuan në biznesin ku punonte Geni,dhe duke biseduar për muzikë,ky djalosh(Rinor Ukimeri) tregoi se ka studio muzikore,dhe ishte një muzicient i zoti. Geni i kërkoi atij ti bashkohet bendit dhe i tregoi se ishin duke krijuar këngë të reja.

Kënga e radhës që u inqizua ishte kënga Një kujtim,një balad e shkëlqyer ku për tekst dhe muzikë u përkujdes Geni. Kënga u inqizua në studion Ethnomusic.

Pastaj erdhi kënga Mëmëdheu ku për këtë këngë u përkujdes Labi dhe u inqizua në sudion e Rinor Ukimerit i cili ju bashkua bendit si mbështetës(ta ndihmonte bendin). Bendit ju shtuan dhe dy anëtar tjerë Alban Bejta bas-kitarist dhe Defrim Koçinaj kitarist. Me bendin Epoka 94 Geni dha kontribut shumë të madh.

https://photos.app.goo.gl/Foc7sF8PAcxCuHX99

Këngët ku ishte autor Geni në bendin Epoka 94

1.Ty unë kur të takoj (Teksti dhe muzika Geni) 2.Një kujtim (Teksti dhe muzika Geni) 3.Dua jetën ta jetoj (Teksti dhe muzika Geni) 4.Jeta jonë (Teksti dhe muzika Geni) Gjithashtu dha kontribut të madh dhe në këngët tjera që u krijuan.

Filloi dhe ri-inqizimi I këngëve Maskat në studion e Rinor Ukimerit. Pastaj Dua jetën ta jetoj në studion Ethnomusic etj.

 Largimi nga Epoka 94

Pas inqizimit të albumit Jeta jonë nga bendi Epoka 94 u mbajt promovimi i albumit dhe kishte ftesa për organizim të muzikës live ku u mbajtën disa dhe ishte një përvoj shumë e mirë. Ushtrimet i mbanin thuajse çdo javë,por aty filloi deri në çarje të bendit. Problemi ishte se të rinjtë që erdhën në bend dëshironin të dominonin dhe të ndryshonin çdo gjë ku në ktë gjë Geni nuk u pajtua dhe pasoi largimi i tij nga bendi,dhe Gargi bateristi i bendit ndoqi të njëjtën rrugë.

https://photos.app.goo.gl/E7ZFUWGmM4DVAEZf7

     Solo karriera

Pasi kishte dhunti të krijonte këngë Geni filloi të krijoj këngë. Kënga e parë ishte cover nga Scorpions Send me An Angel e cila u inqizua në Amol Tv. Pastaj filloi kënga tjetër një balad e shkëlqyer e cila u krijua në kohë rekord dhe orkestrimin e bëri Jeton & Faton R.Dolaku dy muzicient të shkëlqyer. Pas këngës Engjëll u inqizua një tjetër balad E gjitha mori fund ku edhe për të u kujdesën Jeton & Faton R.Dolaku. Pas këtyre baladave erdhi dhe kënga Dua(Të jetoj) e cila është një këngë me shumë ritëm të mirë dhe energjike,gjithashtu edhe kjo këngë kaloi nga duart e Jeton & Faton R.Dolaku. Geni së shpejti pritet ta lansoj solo albumin i cili do të jetë njē album shumë i mirë.

Këngët 1.Send me an angel(cover) (realizuar në AmolTv) 2.Engjëll (Muzika dhe teksti Geni,orkestrimi Jeton & Faton R.Dolaku) 3.E gjitha mori fund (Muzika dhe teksti Geni,orkestrimi Jeton & Faton R.Dolaku. 4.Dua(Të jetoj) (Muzika dhe teksti Geni,orkestrimi Jeton & Faton R.Dolaku

https://photos.app.goo.gl/9oxjLC1uiH5CCquT8