Commons:Wiki Loves Folklore 2021/Albania&Kosovo

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search
Wiki Loves Folklore

Wiki Loves Folklore është një konkurs ndërkombëtar fotografik i organizuar nga komuniteti i Wikimedia-s për të dokumentuar kulturat e rajoneve të ndryshme anembanë botës. Si në Shqipëri dhe Kosovë, ne i bëjmë thirrje njerëzve të futen në arkivat e tyre të fotove ose të vizitojnë muze, vende me përmbajtje folklorike ose historike dhe t'i ngarkojnë ato në Wiki Loves Folklore in Albania and Kosovo.

Qëllimi themelor i konkursit është të mbledhë fotografi të larmishme kulturore e njerëzore për të ilustruar artikujt në enciklopedinë e lirë botërore “Wikipedia” dhe projektet e tjera të organizatës së Wikimedia-s. Fotografitë duhet të përputhen me tematikën e folklorit: të paraqesin pamje nga festivale folklorike, valle, kuzhinë, veshje tradicionale ose rutinë e jetës së përditshme duke theksuar kulturën popullore shqiptare.


Afati kohor

  • 1 shkurt 2021 - 28 shkurt 2021
  • Afati i fundit për dorëzime: 28 shkurt 2021

Çmimet

[edit]

Do të jepen çmime dhe certifikata për tre fotografitë më të mira. Çmimet janë si më poshtë:

  • Vendi I = 50 Euro
  • Vendi II = 35 Euro
  • Vendi III = 20 Euro

Si mund të merrni pjesë?

[edit]

Informacion i përgjithshëm
Të gjithë mund të marrin pjesë, pavarësisht moshës, kombësisë dhe vendit ku jeton. Mjafton që të pranoni t’i publikoni fotot tuaja nën licencën Attribution-ShareAlike 4.0 International (CC BY-SA 4.0).

Që të merrni pjesë në këtë konkurs, duhet:

  • të keni një llogari në Wikimedia Commons;
  • të bëni fotografi të kulturës popullore shqiptare ose të Shqipërisë dhe Kosovës;
  • t'i ngarkoni fotografitë në Commons. Mos harroni të shtoni kategorië: Images from Wiki Loves Folklore 2021 in Albania‎ Images from Wiki Loves Folklore 2021 in Albania për Shqipërinë dhe Images from Wiki Loves Folklore 2021 in Kosovo për Kosovën.

Shembuj fotosh

Organizatorët

[edit]

Wikimedians of Albanian Language UG

Wikimedians of Albanian Language User Group Horizontal Logo