Commons:Wiki Loves Earth 2016 in Albania

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search
Albania
Ngarko foton

Wiki Loves Earth është një konkurs ndërkombëtar fotografik rreth zonave të mbrojtura natyrore. Këtë vit, për herë të parë, këtij konkursi i bashkohet edhe Shqipëria. Ngjarja do të zhvillohet nga data 1-30 qershor 2016 dhe organizohet nga anëtarët e grupit Wikimedians of Albanian Language User Group.

Qëllimi i Wiki Loves Earth Albania është dokumentimi i trashëgimisë natyrore në Shqipëri, si dhe mbledhja e sa më shumë fotove cilësore të zonave të mbrojtura në Shqipëri për t'i përdorur më pas ato në Wikipedian në gjuhen shqipe, në Wikipedia në gjuhë të tjera, në projekte të tjera të Wikimedias dhe kudo tjetër.

Si mund të marr pjesë në konkurs?

[edit]

Çdokush, pavarësisht nga mosha apo kombësia mund të marrë pjesë në konkursin e Wiki Loves Earth Albania, duke pasur parasysh rregullat e mëposhtme:

  • Duhet të jeni të regjistruar në Wikimedia Commons
    Nëse keni një llogari në Wikipedia ose në ndonjë projekt tjetër të Wikimedias, nuk është e nevojshme të regjistroheni, pasi mund të përdorni atë llogari edhe në Commons. Në të kundërt, mund të regjistroheni shumë thjesht këtu. Mos harroni të jepni emailin tuaj gjatë regjistrimit, pasi mund t'na nevojitet për t'ju kontaktuar në rast se shpalleni fitues.
  • Fotot duhet të jenë bërë nga ju
    Fotot që janë bërë nga të tjerët (edhe nëse keni leje nga ata) nuk do të pranohen.
  • Fotot duhet të jenë të zonave të mbrojtura në Shqipëri që gjenden në listën zyrtare të miratuar nga Ministria e Mjedisit
    Fotot jashtë kësaj liste nuk do të jenë pjesë e konkursit.
  • Fotot duhet të ngarkohen nga data 1 qershor deri në datën 30 qershor
    Fotot e ngarkuara përpara kësaj date nuk do të jenë pjesë e konkursit dhe përjashtohen nga e drejta për të fituar çmime. Nuk është e thënë që fotot duhet të jenë bërë gjatë kësaj periudhe, ju mund të përdorni edhe foto që keni bërë vite më parë, mjafton që ato të ngarkohen në periudhën e caktuar.
  • Fotot duhet të jepen nën një licencë të lirë
    Wikimedia Commons pranon vetëm foto që jepen nën një licence të lirë. Nëse dëshironi që fotoja juaj të mos përdoret nga të tjerët pa lejen tuaj, atëherë mos e ngarkoni atë në Commons.
  • Fotoja duhet të jetë të paktën 2 MP

Organizatorët

[edit]

Juria

[edit]

Së shpjeti.

Çmimet

[edit]

Së shpejti.

Lista

[edit]

Pyetje dhe përgjigje

[edit]
  • Ka ndonjë kufizim mbi numrin e fotove që mund të ngarkoj?
Jo, mund të ngarkoni sa foto të doni. Megjithatë, ne ju këshillojmë të ngarkoni fotot tuaja më të mira dhe më cilësore për të rritur mundësinë për të fituar.
  • A mund të përdor Photoshop ose ndonjë program të ngjashëm për të redaktuar fotot përpara se t'i ngarkoj?
Po, sigurisht. Fotot mund të redaktohen duke përdorur çfarëdo lloj programi. Por ju lutemi shmangeni dëshirën për t'i redaktuar fotot tej mase, ky është një konkurs fotografik jo konkurs mbi përpunimin e fotove me kompjuter.
  • Sa duhet të jetë madhësia e fotos?
Ju lutemi ngarkoni foto sa më të mëdha të jetë e mundur dhe mos i zvogëloni ato. Gjithashtu bëni kujdes që fotot të jenë të paktën 2 megapiksel, përndryshe nuk do të pranohen.
  • A mund ta redaktoj Wikipedian vetë dhe të shtoj foton time në një artikull?
Po, do të ishim të lumtur! Kur fotoja juaj ngarkohet në Commons, ajo mund të ripërdoret shumë thjesht në Wikipedia thjesht duke shtuar një lidhje.
  • Unë nuk jam fotografi më i mirë në botë. I doni prapëseprapë fotot e mia?
Po, ju lutemi! Edhe nëse mendoni se nuk do të fitoni ndonjë çmim, ju mund të ndjeni kënaqësi duke ditur se ju me foton tuaj po ndihmoni të dokumentoni trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, po ndihmoni brezat e ardhshëm ta përdorin lirisht foton tuaj, si dhe po ndihmoni një komunitet gjithnjë e në rritje (Wikipedian), i cili beson se çdokush duhet të ketë lirinë të marrë dije falas.
  • Zonat janë shumë të mëdha. Si ta di se cilën pjesë të fotografoj?
Fotot më të mira janë ato foto që kapin një pjesë të madhe të zonës. Ju mund të fotografoni edhe ndonjë specie të rrallë (kafshë, bimë, etj.) që rritet në atë zonë, por duhet të tregoni se në cilën zonë është bërë fotoja, pasi mund të jetë e vështirë të dallohet.
  • Çfarë duhet të bëj nëse një zonë ka një tarifë hyrjeje?
Ne nuk po ju detyrojmë të shkoni dhe të bëni foto në këto zona, por nëse i vizitoni këto zona për qejfin tuaj, atëherë ne ju këshillojmë të bëni sa më shumë foto aty.


Nëse ende jeni të paqartë, ose keni ndonjë pyetje tjetër, na kontaktoni në faqen e diskutimit ose në FB Group.

Shiko edhe

[edit]

Lidhje të jashtme

[edit]