Commons:Oral History on Wiki in Albania & Kosovo 2024
“Historia gojore në Wiki” është një nismë e zhvilluar nga komuniteti wiki, në të cilën përfshihen bashkëpunëtorë, institucione, shkolla, studiues dhe organizata që merren me dokumentim dhe anëtarë komuniteti për të ruajtuar dhe pasuruar trashëgiminë kulturore jomateriale në Shqipëri dhe Kosovë.
Kjo fushatë synon të dokumentojë dhe të mbledhë gojëdhëna, histori dhe informacion historik nga njerëz që kanë njohuri për temën që tregohet. Këto histori gojore do të dokumentohen në Wikimedia Commons.
Përmes këtij projekti do të dokumentojmë të folmet e ndryshme kudo ku flitet gjuha shqipe.
Në këtë fushatë, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe synojnë të bashkëpunojnë me kontribuesit individualë, institucionet kulturore, dhe studiues që merren me dokumentim dhe etnologji.
Në rast bashkëpunimi me institucione përkatëse, mund të zhvillohen editaton për të trajnuar pjesëmarrësit.
Qëllimi i fushatës
Fushata synon të ruajë ngjarje historike dhe përvoja njerëzore dhe krijon mundësinë e mbledhjes së rrëfimeve, ngjarjeve historike dhe gojëdhënave në dialekte të ndryshme të gjuhës shqipe përmes ngarkimit të regjistrimit zanor në Wikimedia Commons.
Po ashtu, dokumentimi i historisë gojore në Wikimedia Commons dhe Wikipedia do:
- Të rritë ndërgjegjësimin e komunitetit drejt trashëgimisë kulturore jomateriale të historisë, ngjarjeve, dhe tregimeve gojore.
- Të promovojë edukimin për hulumtimin e trashëgimisë kulturore përmes historisë gojore.
- Të zvogëlojë hendekun e informacionit dhe përmbajtjes në projektet e Wikimedia-s dhe historinë gojore, legjendave, dhe gojëdhënave të kulturës jomateriale shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.
Në këtë aktivitet, regjistrimet me zë mund të bëhen nga njerëz të moshave të ndryshme që kanë përjetuar histori të ndryshme të së shkuarës historiko-kulturore, kanë një histori vetjake, toponime, gojëdhëna kulturore, historike, etj.
Nëse keni nevojë për ndihmë me ngarkimin e materialit, mund të shihni videon:
Autorë dhe histori për regjistrime zanore
Ngarkimi
Ngarkimet do të jenë regjistrime zanore të dëshmive/ përjetimeve/ historive personale.
Përshkrimi i ngarkimit duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
- Mosha e folësit;
- Origjina gjeografike e folësit;
- Disa fjalë rreth folësit;
- Përshkrim të shkurtër të regjistrimit;